15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKosova e para në rajon për qasjen në internet, shitjet online rriten...

Kosova e para në rajon për qasjen në internet, shitjet online rriten në 35.4%

Referuar të dhënave të fundit të publikuara në raportin vjetor të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, del se Kosova është e para për sa i përket qasjes në internet.

Aty thuhet se në vendin tonë shtrirja e përdorimit të internetit është 96.4%.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020, 96.4% e familjeve kishin qasje në internet (krahasuar me 93.2% në vitin 2019). 95.1% (nga 91.2% në 2019) kanë qasje në internet përmes lidhjeve fikse dhe 54.7% përmes lidhjeve mobile (nga 39.6% në 2019)”, thuhet në raport.

Po ashtu, raporti thekson se gjatë vitit ta pandemisë COVID-19, shitjet në internet janë rritur në 35.4%.

Në vitin 2020, individët që blejnë ose porositin mallra dhe shërbime në internet janë rritur në 35.4%, një rritje prej 12.7 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2019”, vijon raporti.

Sipas Komisionit Europian, qasja në internet në Shqipëri është 85%, në Serbi 80%, Maqedoni e Veriut me 79%, në Mal të Zi me 74% dhe në Bosnje e Hercegovinë me 72%.

Lexo edheKaq e thjeshtë! Bli Siguracionin Online, SIGAL UNIQA vetëm një klik larg

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat