15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbrojtja e shtëpisë nis me sigurimin e duhur

Mbrojtja e shtëpisë nis me sigurimin e duhur

Shtëpia është padyshim ndër gjërat më të rëndësishme për ne shqiptarët. Ndërkohë që, është gjithashtu edhe investimi ynë më i madh.

Por prona jonë mund të përballet me rreziqe të shumta, të cilat mund të na cënojnë finanaciarisht.

Cilat janë rreziqet me të cilat përballet shtëpia juaj?

Imagjinoni nëse shtëpia juaj merr flakë si pasojë e një defekti në rrjetin energjitik, bombule gazi apo incidenti tjetër në kuzhinë. Jo vetëm që do të humbisni shtëpinë tuaj, por gjithashtu do të rëndoheni financiarisht dhe emocionalisht.

Pa Sigurimin e duhur të Shtëpisë, ju do të mbeteni duke mbledhur fonde për të shlyer kredinë apo për ta rinovuar atë.

Sigurisht, Sigurimi i Shtëpisë ju mbron edhe nga shkaqe të tjera si: rrjedhjet e tubave të ujit dhe dëmtimi i pronës nga fenomene të tjera të ndryshme, të paparishikuara.

Kështu që një mbulim gjithëpërfshirës ju ndihmon të mbroni investimin më të madh të jetës tuaj.

Mbrojtja e shtëpisë tuaj fillon me sigurimin e duhur

Gjetja e mbulimit të duhur mund të duket e vështirë sidomos kur nuk ke njohuritë e duhura. Ndaj kontaktoni me agjentët ose kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, të cilët do t’ju vijnë në ndihmë duke ua bërë gjërat më të thjeshta dhe duke krijuar për ju një plan sigurimi të përshtatshëm në mënyrë që shtëpija juaj të ketë mbulimin e duhur me një çmim ekonomik.

Çdo shtëpi është e ndryshme, mbulimi juaj duhet të jetë gjithashtu i ndryshëm.

Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

Dëmet e shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike
  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Blini sigurimin e duhur që do të mbulojë rreziqet e vogla dhe të mëdha që lidhen me zotërimin e një shtëpie. Pra kur blini një sigurim për shtëpinë, kujdesuni që t’i mbulojë të gjitha rreziqet.

LEXO EDHE: Është kthyer në traditë tashmë/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s

Kostoja? Sigurimi i Shtëpisë nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Ku mund ta blejmë? Në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose online në www.sigal.com.al

Sigurohuni dhe rrini të qetë

Për të marrë një ofertë, kontaktoni tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Një Dhjetor plot magji dhe siguri/ “Paketa festive” nga SIGAL UNIQA, dhurata e duhur këtë fundvit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat