14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMjetet e ngrohjes dhe gatimit, rrezik i shtuar në dimër/ Pse Sigurimi...

Mjetet e ngrohjes dhe gatimit, rrezik i shtuar në dimër/ Pse Sigurimi i Shtëpisë duhet të jetë prioritet

Tashmë që jemi në stinën e dimrit dhe kur mjetet për ngrohje dhe gatim përdoren masivisht, nuk mungojnë rastet kur banesa dhe biznese janë shkrumbuar nga flakët.

Por fatkeqësisht asnjëra nuk ka qenë e siguruar me reflektimin qytetar që mbetet në nivele minimale.

LEXO EDHESoba e druve i shkrumboi banesën/ ‘Në pak minuta humba gjithçka! Paratë, orenditë, vajin e ullirit…

Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të mbrojtur?

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.

Sigurimi i Pronës, duke përfshirë sigurimin nga zjarri, ju mbron nga një rrënim financiar.

Nëse keni një kredi, ju kërkohet automatikisht të keni edhe Sigurimin e Shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një të tillë.

Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë nga xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

Çfarë mbulon sigurimi i shtëpisë?

Dëmet e shkaktuara nga:

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

A më mbulon Sigurimi i Shtëpisë edhe dëmet që mund ti shkaktojë pronës së fqinjit?

Me Sigurimin e Përgjegjësisë Ndaj Palëve të Treta, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytjeje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.

Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga kompania e sigurimit pasi polica juaj e sigurimit do të shërbejë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën e fqinjit.

PSE PRONËN TUAJ DUHET T’JA BESONI SIGAL UNIQA-s

Misioni i një kompanie sigurimesh nuk është vetëm të mbledhë primet, por edhe të paguajë dëmet.
SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.

Në 25 vite të ekzistencës së saj në treg SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar miliona euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme në banesa, biznese, automjete etj.

Këto shifra kolosale do të thonë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve, të kompensimit financiar të mijëra të sëmurëve.

Kjo sjellje korrekte dhe profesionale e kompanisë ka bërë që sot ajo të besohet nga mbi 1.2 milion klientë Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

Ku mund ta blej Sigurimin e Shtëpisë/Biznesit?

Pranë çdo zyre të kompanive të sigurimit në qytetin tuaj,

Edhe Online në www.sigal.com.al.

Sa kushton ky sigurim? 

Duke nisur nga vetëm 5,000 lekë në vit.

Siguracionet rrisin personalitetin dhe na falin pavarësi. Kur është i siguruar, qytetarit i intereson vetëm kompania e sigurimit. Ai paraqitet pranë kompanisë me kontratën e firmosur nga palët dhe dëmshpërblehet për dëmin e pësuar pa qenë nevoja t’ia shtrijë dorën askujt.

Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi nga ngjarje të papritura apo aksidentale.

LEXO EDHE: Është kthyer në traditë tashmë/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s

Kontaktoni për të marrë një ofertë në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat