15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i keq përfshin veriun, rrezik për përmbytje/ Pezullohet lundrimi në Durrës...

Moti i keq përfshin veriun, rrezik për përmbytje/ Pezullohet lundrimi në Durrës dhe Vlorë

Veriu i vendit është përfshirë sërish pasditen e së enjtes nga reshjet e shiut.

Në Qarkun e Shkodrës reshjet kanë qenë me intensitet deri në mesatar, teksa në zonat malore kanë sjellë edhe problemet e para me furnizimin me energji elektrike.

Por Instituti i Gjeoshkencave parashikon që në Qarkun e Shkodrës dhe në atë të Kukësit në orët në vijim dhe gjatë të premtes reshjet të jenë me intensitet të lartë çka mund të sjellin edhe përmbytje apo rrëshqitje dherash.

Reshjet pritet të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Situata nuk do të jetë e qetë as në det.

Drejtoria e Përgjithshme detare ka njoftuar për det të trazuar dhe të pafavorshëm për lundrime deri me 2 Dhjetor.

Përgjatë bregdetit Shqiptar lartësia e dallgëve pritet të arrije deri në 3.5 metra, ndërsa shpejtësia e erës deri 25m/s.

Për pasojë është vendosur që ditën e premte të pezullohet lundrimi për anijet e linjës Durrës – Bari – Durrës.

Po ashtu anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë – Brindisi – Vlorë do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

LEXO EDHE: “Stina e përmbytjeve”/ Top News: Sigurimi i Pronës dhe KASKO nga SIGAL UNIQA, varkat e vetme të shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat