17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLlogaritë me shërbime bazike/ Kategoritë që marrin shërbime bankare me 0 komision

Llogaritë me shërbime bazike/ Kategoritë që marrin shërbime bankare me 0 komision

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për llogaritë bazike, nismë e cila ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë.

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i së drejtës për aksesin në një llogari pagese me shërbime bazike për konsumatorët, si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen e konsumatorëve në tregun financiar, bazuar në interesin e tyre të vërtetë për të pasur një llogari të tillë, e cila do t’i lejojë ata të marrin përfitimet që sjell tregu financiar.

Në fokus do të jenë të gjithë ata qytetarë që nuk kanë një llogari bankare.

Për çfarë do të shërbejnë llogaritë e shërbimeve bazike?

Llogaria e pagesave me shërbime bazike përfshin shërbimet e mëposhtme:

-Shërbime që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për hapjen, funksionimin dhe mbylljen e një llogarie pagesash;

-Shërbime që mundësojnë depozitimin e fondeve në një llogari pagesash;

-Shërbime që mundësojnë tërheqjen e fondeve nga një llogari pagesash brenda Shqipërisë, në sportele ose në ATM (automated teller machines), gjatë ose jashtë orarit zyrtar të punës së bankave;

-debitimet direkte;

-transaksionet e pagesave përmes një karte (përjashtuar transaksionet e pagesave me karta krediti), përfshirë pagesat  on-line;

-transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line.

Bankat do ta ofrojnë këtë shërbim pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme, në varësi të kategorive përfituese.

Kategoritë që përfitojnë shërbime bankare me tarifë zero

Projektligji parashikon se bankat ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë, si më poshtë vijon:

-Përfituesit e pagesës së papunësisë, sipas ligjit që rregullon nxitjen e punësimit në Republikën e Shqipërisë;

-Familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas ligjit që rregullon asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë;

-Përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre, sipas ligjit që rregullon asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë;

-Individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre, sipas ligjit që rregullon statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik në Republikën e Shqipërisë;

-Individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre, sipas ligjit që rregullon statusin e të verbrit në Republikën e Shqipërisë;

-Invalidët e punës, sipas ligjit që rregullon statusin e invalidëve të punës në Republikën e Shqipërisë, për pagesën shtesë mbi pensionin e invaliditetit;

-Jetimët që kanë përfituar statusin, sipas ligjit që rregullon statusin e jetimit në Republikën e Shqipërisë;

-Përfituesit e masës së financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare me vendim gjykate;

-Përfituesit e pensionit social, bazuar në ligjin që rregullon sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të cilët nuk plotësojnë kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk kanë të ardhura ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social;

-Përfituesit e pensionit të pleqërisë, sipas përcaktimeve në ligjin që rregullon sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë;

-Përfituesit e invaliditetit, si dhe përfituesit e pensionit të invaliditetit të përhershëm për shkak të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale, sipas përcaktimeve në ligjin që rregullon sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë;

-Përfituesit e pensionit familjar, sipas përcaktimit në ligjin që rregullon sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë;

-Përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë bazuar në listën e ministrisë përgjegjëse për arsimin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat