11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti për sot/ Rrebeshe, stuhi, ngarkesa elektrike dhe breshër

Moti për sot/ Rrebeshe, stuhi, ngarkesa elektrike dhe breshër

Gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjatë orëve të mëditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Edhe Florian Binaj ia beson KASKO-n e makinës SIGAL UNIQA-s

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtesi deri në 12- 14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 25°C

në zonat e ulëta 13 deri 30°C

në zonat bregdetare 14 deri 28°C

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat