16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAfganistani goditet nga tërmeti i tretë i fortë brenda një jave

Afganistani goditet nga tërmeti i tretë i fortë brenda një jave

Një tërmet tjetër ka goditur Afganistanin perëndimor, disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon vranë më shumë se 1000 njerëz. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti me magnitudë 6.3 ra në afërsi të qytetit të Heratit. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Në raportin e saj, USGS tha se epiqendra e tërmetit të fundit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.

Agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef, tha se më shumë se 90% e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë. Tërmeti i së shtunës së kaluar goditi Zindajan, një lagje rurale rreth 40 km larg Heratit.

Afganistani është përfshirë nga një krizë ekonomike që nga marrja e pushtetit nga Talibanët në vitin 2021, kur ndihma e dhënë drejtpërdrejt qeverisë u ndal. Vendi goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Në Qershor të vitit të kaluar, provinca e Paktikës u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 i cili vrau më shumë se 1000 njerëz dhe la dhjetëra mijëra të pastrehë.

LEXO EDHE: Pyetja 1 milion dollarëshe: “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat