0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQytetarët e Kosovës blenë mbi 53 milionë euro prona të patundshme në...

Qytetarët e Kosovës blenë mbi 53 milionë euro prona të patundshme në rajon, për 3 muaj

Mbi 53 milionë euro është vlera e investimeve në patundshmëri të qytetarëve të Kosovës në vendet e rajonit, kryesisht në Shqipëri, gjatë periudhës prill-qershor 2023.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e rezidentëve kosovar në vendet e rajonit kanë shënuar rritje për rreth 3 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Investimet e  huaja direkte të rezidenteve nga Kosova në vendet tjera kanë shënuar rritje në periudhën prill-qershor 2023, duke arritur vlerën prej 53.1 milionë euro (50.7 milionë euro në prill-qershor 2022), investime të destinuara  në vendet e rajonit e të orientuara kryesisht në sektorin e patundshmërisë”.

Derisa investimet e kosovarëve në sektorin e patundshmërisë në Shqipëri kanë shënuar rritje, investimet e diasporës në sektorin e patundshmërisë në Kosovë në të njëjtën periudhë kanë shënuar rënie.

“Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret”.

Sektori i patundshmërisë mbulon 60.0% e përgjithshme të IHD-ve apo 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor 2023.

Sipas BQK-së, vlera e përgjithshme e IHD-ve në periudhën prill-qershor 2023 ka arritur në 184.4 milionë euro, apo për 12.5% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Investimet e huaja direkte në TM2 2023 rezultojnë të kenë shënuar rënie prej 12.5 për qind, duke  arritur vlerën prej 184.4 milionë euro. Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret.

Banka Qendrore ka treguar se investimet më të mëdha në patundshmëri behën nga remitencat e mërgimtarëve, të cilat kanë arritur në afro 400 milionë euro.

“Vlera e remitencave të pranuara në TM2 2023 ka arritur në 363.8 milionë euro, rritje prej 15.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”

Struktura e remitencave sipas shteteve mbetet e pa ndryshuar.

“Gjermania që ka një pjesëmarrje prej 37.4% e remitencave të dërguara, Zvicra 18.0% dhe SHBA-të 7.4%. Dërgesat e emigranteve sipas kanaleve formale (bankat dhe  institucione tjerat) kanë shënuar rritje  në vlerë prej 29.4 milionë euro, ndërsa është shënuar rritje prej 20.2 milionë euro e dërgesave në kanale jo formale”.

Duke konsideruar që pjesa me e madhe  e remitancave të pranuara janë me origjinë nga vendet e eurozonës (rreth  60.0%), ngadalësimi i aktivitetit  ekonomik në eurozonë mund të ketë implikime mbi këtë të hyrë për ekonominë e Kosovës.

LEXO EDHE: Përse më duhet Sigurimi i Shtëpisë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat