11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProfesoresha e Harvardit fiton "Nobel"-in për Ekonominë

Profesoresha e Harvardit fiton “Nobel”-in për Ekonominë

Profesoresha e Universitetit të Harvardit, Claudia Goldin, fiton çmimin Nobel për Ekonominë për vitin 2023, “për ndërtimin e bazës së të dhënave që mundëson analizimin e rezultateve të tregut të punës së grave në shekuj”.

Kuptimi i rolit të grave në tregun e punës është i rëndësishëm për shoqërinë. Falë kërkimit novator të Claudia Goldin, ne tani dimë shumë më tepër për faktorët themelorë dhe cilat barriera mund të kenë nevojë të adresohen në të ardhmen.

Hulumtimi i Goldin zbulon shkaqet e ndryshimit, si dhe burimet kryesore të hendekut të mbetur gjinor.

Në nivel global, rreth 50% e grave marrin pjesë në tregun e punës në krahasim me 80 për qind të burrave, por gratë fitojnë më pak dhe kanë më pak gjasa të arrijnë majat e karrierës”, tha kryetari i Komitetit për Çmimin në Shkenca Ekonomike, Jakob Svensson.

Goldin është gruaja e tretë që fiton një çmim Nobel në Ekonomi që nga viti 1969 kur u dha për herë të parë. Në vitin 2009, e fitoi Elinor Ostrom dhe Esther Duflo në 2019.

Çmimi prestigjioz, i quajtur zyrtarisht “Sveriges Riksbank Prize” në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobel është i fundit i çmimeve Nobel të këtij viti dhe vlen 11 milionë korona suedeze.

Ndryshe nga çmimet e tjera, çmimi i ekonomisë nuk u vendos në testamentin e Alfred Nobelit të vitit 1895, por nga Banka Qendrore suedeze në kujtim të tij. Fituesi i parë u zgjodh në vitin 1969.

Vitin e kaluar, çmimi u nda mes tre ekonomistëve amerikanë, ish-kreut të Rezervës Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig, të cilët “kanë përmirësuar ndjeshëm të kuptuarit tonë për rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare, si dhe mënyrën e rregullimit të tregjeve financiare”./ DW

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat