Kompania austriake e sigurimeve “UNIQA Insurance Group”, pjesë e së cilës është edhe SIGAL UNIQA, është fituese e tre çmimeve AssCompact.
Medalje ari në “Sigurimin e Aksidenteve” dhe dy medalje të argjendta në “Sigurime Shëndetësore” dhe “Shërbimi më i mirë për Partnerët”.
Vendi i parë në sigurimin e aksidenteve konfirmon ekspertizën e kësaj kompanie në këtë fushë.
“Ne kemi qenë lider në treg në fushën e sigurimit nga aksidentet për më shumë se një dekadë. Ne fokusohemi në nevojat e njerëzve dhe u ofrojmë atyre siguri individuale, të përshtatur me aktivitetet e tyre personale të kohës së lirë dhe preferencat sportive. Këtë e kemi zbatuar rreptësisht edhe me produktin tonë të ri të aksidenteve, të cilin e kemi prezantuar në fillim të kësaj vere. Klientët tanë paguajnë vetëm për atë që u nevojitet. Në kohën e rritjes së çmimeve, kjo është një veçori bindës e produktit. Kjo konfirmon kërkesën e jashtëzakonshme dhe tani edhe vendin e parë në AssCompact Awards”, thotë Peter Humer, Anëtar Bordi për Customer & Market Austria në “UNIQA Insurance Group”.
“Shumë faleminderit partnerëve tanë të shitjes për besimin që na kanë dhënë. Ne jemi shumë të lumtur për çmimet dhe në të njëjtën kohë i shohim si një nxitje të madhe për t’u përmirësuar vazhdimisht. Gjithashtu dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për të gjithë ekipin e UNIQA për bashkëpunimin e shkëlqyer – në përputhje me deklaratën e misionit tonë”, shprehet Christian Voith, Shef i “UNIQA Broker dhe Partner Sales”.
Si një lider tregu, UNIQA jo vetëm që ofron produkte të klasit të parë dhe shërbime të gjera në fushën e shëndetit, por po ndërton gjithashtu një ekosistem gjithëpërfshirës – nga shëndeti mendor tek diagnostikimi që mund të kryhet nga shtëpia.
Vitet e fundit, ndërgjegjësimi dhe nevojat e njerëzve në fushën e shëndetit janë rritur ndjeshëm me produktet dhe shërbimet e UNIQA, të cilat po kërkohen gjithnjë e më shumë nga klientët.
UNIQA është plotësisht e bindur se lidhjet e ngushta me partnerët e shitjeve në rajone janë çelësi i suksesit dhe për këtë arsye mbështetet shumë në praninë dhe ekspertizën rajonale, me menaxherë shumë të kualifikuar, ekspertë dhe mbi 50 punonjës të përkushtuar në “PartnerService”.
Përveç këtij shërbimi personal, UNIQA ofron një lidhje dixhitale gjithëpërfshirëse me sistemet e brendshme, të cilat mbështesin në mënyrë optimale agjentët e pavarur në punën e tyre të përditshme.
Që prej marsit 2007 “UNIQA Insurance Group” është pjesë edhe e tregut rajonal të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, përmes Grupit “SIGAL UNIQA”.
Kompania me seli në Vjenë, me një potencial të jashtëzakonshëm dhe me një eksperiencë mbi 200-vjeçare në këtë industrinë e sigurimeve, ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar ndërsa sot, përmes Grupit “SIGAL UNIQA”, është zgjedhja e parë për sigurimin e Jetës, Pronës, Shëndetit, Automjetit apo Pensionit Privat.
LEXO EDHE: Njihuni me “UNIQA Insurance Group”, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve