Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Italinë fqinje.
Një autobus, me shumë persona në bord ka rënë nga mbikalimi në Mestre, Venezia, duke përfunduar në shinat e trenit, që ndodhen ngjitur me rrugën.
Paraprakisht, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, raportohet për të paktën 21 të vdekur, 12 të plagosur dhe disa persona që për momentin rezultojnë të zhdukur.
Shifrat janë ende në përditësim ndërsa Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë.