10.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmet në Bosnje dhe Hercegovinë, ja magnituda

Tërmet në Bosnje dhe Hercegovinë, ja magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.6 është regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë, sipas Institutit Gjeologjik.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 km nga Grude, ndërsa thellësia 10 km.

Fatmirësisht, deri tani, nuk ka informacione për dëme.

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin.

Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.

Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja që i shkaktohet ndërtesës dhe pajisjeve shtëpiake.

Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vetëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do t’u ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale.

Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.

Shumica e vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës me Shqipërinë që klasifikohet si vatër aktive e tërmeteve me periudhë përsëritje çdo 2 vjet.

LEXO EDHE: Rreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?

Por sa kushton Sigurimi i Pronës nga tërmetet?

Në SIGAL UNIQA Group Austria ajo nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Për më tepër që tashmë ky siguracion mund të blihet edhe online. Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al  dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.

Tërmeti dhe çdo fatkeqësi natyrore nuk bën ndarje individuale, politike, shoqëror dhe as gjeografike. Ai godet në mënyrë të befasishme. Ndaj Sigurimi i Pronës suaj nga ngjarje të tilla duhet të jetë prioritet. Mos i lini asgjë rastësisë! Siguroni tani shtëpitë tuaja sepse asgjë nuk është e sigurt, përveç sigurimeve…

Për më shumë informacione, shkruani në Whatsapp: 068 606 2829 ose E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: A duhet ta siguroj shtëpinë? Shkrepa: Një apartament 100 m² kushton minimalisht 10 mln lekë të reja, tarifa e sigurimit 10 mijë lekë në vit

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat