14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i pensioneve private kap vlerën e 6.2 mld lekëve, "SIGAL UNIQA...

Tregu i pensioneve private kap vlerën e 6.2 mld lekëve, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” mbetet në krye

SIGAL UNIQA Fond Pensioni mbetet fondi i pensioneve vullnetare më i madh në Shqipëri.

Me këtë konkluzion del raporti i AMF mbi ecurinë e fondeve të pensioneve në vendin tonë për 6-mujorin e parë të vitit 2023.

Sa i përket asete, SIGAL UNIQA Fond Pensioni numëron rreth 25 milionë Euro, teksa i gjithë tregu ka rreth 58 milionë euro.

Sipas asaj që raporton AMF, gjatë periudhës janar-qershor 2023, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në 30.06.2023 tregon një total asetesh neto prej 6,187.12 milionë lekë (58.13 milionë euro) dhe me një rritje prej 487.74 milionë lekë krahasuar me 31.12.2022.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, mbetet ende i vogël, 37,594 anëtarë. Ndërsa për të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin 36,518. Pra, fondeve i janë shtuar vetëm 1076 anëtarë të rinj.

Sa i përket ndarjes gjinore, fondet e pensioneve numërojnë 19,266 anëtare femra dhe 18,328 meshkuj.

Shoqëritë private të fondeve të pensionit, por edhe vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kanë nxitur orientimin e qytetarëve drejt kësaj forme investimi.

E njohur si Kolona e Dytë në skemën e pensioneve, pensionet private përmenden si zgjidhja e krizës së punonjësve në vend, me largimin e fuqisë punëtore dhe rritjen e numrit të të moshuarëve.

Momentalisht, në komisionet parlamentare po shqyrtohet projektligji “Për fondet private”, propozuar nga AMF që kërkon heqjen e këtij zëri nga taksimi.

Projektligji synon që pensionet private vullnetare t’i bëjë më tërheqëse me incentiva fiskale më të mira duke e rritur dhe zhvilluar këtë treg.

Po përse shumica e qytetarëve i besojnë masivisht “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”?

  • Aktiv prej 17 vitesh në treg, në të gjithë Shqipërinë
  • Rreth 25 milionë euro asete në administrim të mbi 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
  • Pjesë e UNIQA INSURANCE Group prej vitit 2007
  • Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
  • Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara
  • Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj
  • Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
  • Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj
  • Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme
  • Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt
  • Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
  • Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
  • Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Bonuse për klientët

Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI, krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat