11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFotot që ilustrojnë më së miri shkallën e katastrofës nga përmbytjet në...

Fotot që ilustrojnë më së miri shkallën e katastrofës nga përmbytjet në Greqi

Sesa intensive ishin reshjet e sjella nga stuhia “Daniel” në Greqinë fqinje e tregojnë më së miri disa foto të shkrepura në luginën e Tempe-s.

Mediat në vend kanë publikuar pamje të një ure të varur, para dhe pas nisjes së shirave. Dhe, siç shihet nga pamjet, ura është thuajse e zhdukur nga prurjet e shumta.

Ura e Tempe-s para stuhisë

Ura e Tempe-s pas stuhisë

Kjo do të thotë se ujërat janë ngritur deri në 18 metra në lartësinë ku ndodhet edhe ura e varur e Tempe-s.

Megjithatë, siç sqaroi kryetari i bashkisë, Giorgos Manolis , ura e varur e këmbësorëve “po qëndron aty aktualisht.

“Shpresoj që të mbetet kështu”.

Në të njëjtin vend ndodhet edhe kisha e Shën Paraskevisë e cila u mbulua nga ujërat që kalonin nëpër luginën e Tempit siç tregohet në fotot e publikuara.

Ndërkohë, mediat raportojnë se për fat të mirë, niveli i ujit në lumin Pinios tregon tendencë për t’u tërhequr në orët e fundit.

LEXO EDHE: 15 të vdekur nga përmbytjet në Greqi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat