9.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFondet e Investimeve/ AMF marrëveshje Bashkëpunimi me Autoritetin Austriak të Mbikëqyrjes Financiare

Fondet e Investimeve/ AMF marrëveshje Bashkëpunimi me Autoritetin Austriak të Mbikëqyrjes Financiare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka nënshkruar një Memorandum të ri Mirëkuptimi me Autoritetin Austriak të Mbikëqyrjes Financiare (FMA).

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit, znj. Mimoza Kaçi dhe Drejtori Ekzekutiv i FMA-së, z. Helmut Ettl.

Marrëveshja e re mes dy autoriteteve parashikon thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informacionit në lidhje me fondet e investimeve, nisur edhe nga interesi i fondeve austriake të investimit për të ofruar shërbimet e marketimit dhe shpërndarjes së këtyre fondeve për investitorët shqiptarë.

Dy rregullatorët e tregjeve financiare bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion prej vitesh me qëllim mbikëqyrjen efektive të grupeve të sigurimit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun shqiptar si pjesë e grupeve ndërkombëtare të sigurimit.

Gjithashtu ata kanë zhvilluar edhe inspektime të përbashkëta në grupet austriake të sigurimit, që kanë në pronësi shoqëritë që operojnë prej vitesh në tregun shqiptar.

LEXO EDHEDokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

Ligji i ri “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” parashikon mundësinë e njohjes së licencave të fondeve të investimit të akorduara në një vend anëtar të BE-së, nëse mes autoriteteve ka një marrëveshje të posaçme bashkëpunimi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat