Një hotel 3-katësh, ngjitur me murin e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ka marrë flakë këtë të mërkurë.
Sipas asaj që shkruan Gazeta Si, zjarri ka rënë në katin e fundit (tarracën) e hotelit, i cili frekuentohet shumë nga turistë italianë gjatë gjithë vitit.
Flakët u përhapën në pjesën e verandës, ku ndodheshin dy tenda. Ndërkohë që stafi i hotelit ka larguar menjëherë klientët e hotelit.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje kanë mundur të venë flakët nën kontroll.
Sigurimi i biznesit
Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të aktivitetit tuaj, nëse nuk jeni të siguruar, ju mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi çdo dëm të shkaktuar.
Sigurimi i Biznesit ofron mbrojtje financiare në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.
Mbulimet
Sigurimi i pronës së biznesit mbulon dëmet e shkaktuara nga:
- Zjarri;
- Rrufeja;
- Eksplozioni;
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart;
- Tërmeti;
- Breshëri;
- Përmbytja;
- Stuhia
Llojet e pronave
Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.
Të kesh mbulim sigurimi për zjarrin ofron si fillim qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm. Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare të një zjarri.