1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Është e tmerrshme dhe tragjike"/ Gazetari shqiptar raporton para shtëpisë që po...

“Është e tmerrshme dhe tragjike”/ Gazetari shqiptar raporton para shtëpisë që po digjet në Greqi

Lufta me shuarjen e zjarreve në Greqi është duke vazhduar, ku për shkak të erërave të forta flakët po përhapen gjithnjë e më shumë, duke djegur dhjetëra shtëpi.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe i cili ka raportuar live nga zona e Manivrit, ka treguar momentin kur shtëpi të tëra po digjen nga zjarri, ku sipas tij, është një pamje tragjike dhe e tmerrshme.

Një tjetër banesë në zjarr në zonën e Manivrit. Siç duket në pamjet tona, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë dhe ta fikin. Janë me dhjetëra të djegura pak më tej. Herlikopterët hedhin më tutje ujë për të kufizuar zjarrin, më tej është qendra në të cilën strehohen emigrantët në pritje të azilit. Policia ka njoftuar se ka filluar evakuimin e qendrës ku mbahen emigrantët. Ajo që shihet në pamjet tona është tragjike. Shikoni se çfarë po ndodh! Shtëpia, djersa e një jete për dikë që shkatërrohet për pak minuta. Është e pamundur të  përballohet, është një zjarr masiv të paktën për 17 km është vija e zjarrit, është e tmerrshme”, është shprehur Bibe.

LEXO EDHE: Zjarret djegin shtëpi dhe makina/ Ja dy siguracionet që duhet ti ketë kushdo

Qindra zjarrfikës po punojnë prej natës së djeshme për të vënë nën kontroll një zjarr masiv në periferi të Athinës, ku edhe më shumë banorë u detyruan të evakuohen pasi autoritetet paralajmëruan se rreziku nga zjarret e reja është i lartë në mbarë vendin.

20 persona kanë humbur jetën deri tani nga zjarret që shpërthyen në Greqinë veriore prej 19 gushtit të cilat u përhapën shpejt, të nxitura nga erërat e forta.

Zjarriet ka lënë pas dëme të mëdha, duke djegur shtëpi dhe makina.

Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi, por këtë vit ato janë përkeqësuar nga moti jashtëzakonisht i nxehtë, i thatë dhe me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me ndryshime klimatike.

Në korrik, dhjetëra mijëra turistë të huaj u evakuuan nga ishulli i Rodosit, ku një zjarr u dogj për një javë, duke djegur hotele dhe pyje.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat