7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeUragani "Hillary" i afrohet Kalifornisë, priten përmbytje katastrofike

Uragani “Hillary” i afrohet Kalifornisë, priten përmbytje katastrofike

Bregu perëndimor i Kalifornisë jugore është në rrezik konstant për shkak të fuqisë së uraganit “Hilary”, që po i afrohet me shpejtësi.

Uragani pritet të dobësohet në një stuhi tropikale para se të arrijë në SHBA, por ka të ngjarë të godasë fuqishëm në jugperëndim, duke shkaktuar përmbytje katastrofike dhe kërcënuese për jetën.

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar se Hilary do të godasë Kaliforninë Jugore të dielën si një stuhi e rrallë tropikale, duke shkaktuar përmbytje, erëra dhe rrebeshe të forta ndërsa banorët ka ë nisur të evakuohen, parqet dhe plazhet të mbyllen dhe forcat e emergjencës të vendosën në gatishmëri për shpëtimet e para të njerëzve.

“Hilary” tani është një stuhi e Kategorisë 1, me erëra që shpejtësinë maksimale e kanë 144 km/orë, teksa po lëviz drejt San Diegos me 28 km/orë.

Stuhia parashikohet të zbrazë 7.62 deri në 15 cm shi, ndërsa rrezikohet edhe ndërprerja e energjisë për shumë njerëz.

Më e keqja pritet të ndodhë sot dhe nesër, ndaj Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të shtunën për një pjesë të madhe të Kalifornisë Jugore për të mbështetur reagimin ndaj uraganit dhe përpjekjet për rimëkëmbje.

“Ne po mobilizojmë të gjithë qeverinë ndërsa përgatitemi dhe reagojmë ndaj kësaj stuhie të paprecedentë“, tha Newsom.

Megjithëse Hilary parashikohet të lëvizë në veri nga Baja California në Kaliforninë Jugore të dielën pasdite, ndikimet e saj do të ndihen më herët.

“Përgatitjet për ndikimet e përmbytjeve që lidhen me Hilary duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi reshjet e dendura do të fillojnë shumë përpara qendrës”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në një deklaratë.

LEXO EDHE: Bota po “mbinxehet” – Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre/ Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat