16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet rrugore/ Shefi i Urgjencës: Mesatarja ditore ka qenë 46, këtë vit...

Aksidentet rrugore/ Shefi i Urgjencës: Mesatarja ditore ka qenë 46, këtë vit është 50. Janë dëme të mëdha

Krahas rritjes së turizmit është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve rrugore, sidomos gjatë muajve të verës.

Këtë e konfirmon Urgjenca Kombëtare, ambulancat e të cilës arrijnë të parat në vendngjarje kur ka aksidentet.

Çdo ditë regjistrohen 10 aksidente në rrugë, kjo reflektohet edhe në shifrat e INSTAT ku këtë korrik janë regjistrua 125 aksidente rrugore ndërsa korrikun e kaluar 105.

Është një periudhë e ngarkuar me rritjen e numrit të makinave, të cilat në përpjesëtim të drejtë rrisin numrin e aksidenteve në rrugë. Në qershorin e vitit të kaluar ishte 286, këtë vit 337. Kemi 338 në korrikun e shkuar, këtë korrik 423. Na shqetëson më shumë se vitin e kaluar mesatarja ditore ka qenë 46 aksidente të gjitha formave në ditë, këtë vit është 50 në ditë”, shprehet Skënder Brataj.

Shifrat e publikuara nga INSTAT tregojnë një rritje me 20 % të aksidenteve rrugore.

LEXO EDHE: Si bilanc lufte/ Janar-Korrik 2023, 653 aksidente, 110 viktima dhe 887 të plagosur

Brataj i bën thirrje qetarëve të ndërgjegjësohen pasi janë më mijëra aksidentet brenda një viti.

Nëse për 2022 u regjistruan 16 mijë aksidente, deri më tani janë mbi 11 mijë aksidente .

Ndonëse nuk ka pasur shume humbje jete,  janë të shumtë ata që mbeten invalidë.

Janë dëme të mëdha, mbeten invalidë. Janë kosto të mëdha në shëndetësi”, thotë Brataj.

Shumë nga aksidentet shkaktohen për shkak të përdorimit të alkoolit apo substancave narkotike që përdorin të rinjtë.

LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat