15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi bilanc lufte/ Janar-Korrik 2023, 653 aksidente, 110 viktima dhe 887 të...

Si bilanc lufte/ Janar-Korrik 2023, 653 aksidente, 110 viktima dhe 887 të plagosur

Shqipëria vijon të ketë një numër të madh jetësh të humbura nga aksidentet rrugore.

Sipas asaj që raporton Instituti i Statistikave (INSTAT) gjatë muajit korrik të këtij viti janë regjistruar 125 aksidente ku 165 persona kanë humbur jetën ose kanë mbetur të plagosur.

Mes 20 viktima të shënuar gjatë muajit korrik, 2 janë femra dhe 18 meshkuj. Ndërsa mes 145 të plagosurve 101 janë meshkuj.

Sa i përket 7-mujorit janar-korrik 2023, numri i aksidenteve të raportuara është 653 me plot 110 viktima dhe 887 të plagosur.

PSE DUHET TË JEMI TË SIGURUAR GJATË GJITHË KOHËS

Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, ka edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen. Ndaj vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë, duke respektuar normat e qarkullimit, duke vendosur rripin e sigurimit por në të njëjtën kohë të marrin masa për t’i paraprirë çdo rreziku potencial, duke kryer sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, ose TPL, na mbron duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm që me mjetin tonë i shkaktojmë palëve të treta.

Kompanitë e Sigurimit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë drejtuesin e automjetit shkaktar të dëmit të heqë këtë përgjegjësi nga vetja, duke i marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.

Në të kundërt, automatikisht shkaktari paguan nga xhepi çdo dëm që shkakton tek të tretët, që mund të arrijë edhe në qindra milionë lekë.

Siguracioni i detyrueshëm për automjetet, që shumë individë e konsiderojnë “taksë”  për ti “mbylur sytë” policit në rrugë, është një kontratë sigurimi që mbulon përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit ndaj palëve të treta, ato materiale dhe ato shëndetësore mbi të gjitha, që kushtojnë jo pak.

Limitet e dëmshpërblimit që mbulon Siguracioni TPL:

  1. Për dëme pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh të ardhura nga një ngjarje sigurimi:
  • për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 150,000,000 lekë;
  • për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 200,000,000 lekë;
  • për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 50,000,000 lekë;
  1. Për dëme jopasurore, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh, të ardhura nga një ngjarje sigurimi, si më poshtë:
  • dëmi moral dhe ekzistencial, nga vdekja apo paaftësia, e pjesshme e përhershme 1,000,000 lekë;
  • dëmi moral dhe ekzistencial, nga dëmtime të tjera 500,000 lekë;
  • dëmi moral, nga paaftësia totale, e përhershme 2,000,000 lekë;
  • dëmi ekzistencial, nga paaftësia totale e përhershme 1,500,000 lekë;
  • dëmi biologjik nga vdekja apo paaftësia totale e përhershme 1,000,000 lekë;
  1. kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje të sigurimit, 20, 000,000 lekë;
  2. për dëme, të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, nga një ngjarje:

– për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 15,000 000 lekë;

– për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme 20,000,000 lekë;

– për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 10,000,000 lekë.

Kujdes! Mos udhëtoni nëse automjeti juaj nuk ka siguracionin e nevojshëm pasi pasojat finanaciare mund të jenë tepër të larta dhe mund të çojnë në rrënim ekonomik për gjithësecilin.

LEXO EDHE: Siguracioni i detyrueshëm i makinës/ Hapat që duhet të ndiqni për tu dëmshpërblyer në rast dëmi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat