Një rrëshqitje dheu nga lartësi të mëdha gjatë një stuhie shumë të fortë shkaktoi përmbytjen e papritur të një përroi që përshkon qytetin e Bardonecchia në rajonin e Piemontes në Itali, duke krijuar panik midis banorëve dhe turistëve të shumtë në qytetin në kufi me Francën.
Masa e baltës, shkëmbinjve dhe mbeturinave papritmas shtoi rrjedhën e ujit, ndërsa në qytet nuk binte as shi.
Bashkia e Bardonecchia ka hapur Qendrën Komunale të Operacioneve dhe ka vendosur të përdorë Sallën e Sporteve për të akomoduar njerëzit që mund t’u duhet të largohen nga shtëpitë e tyre në katin e parë përgjatë rrjedhës së përroit.
Vala e baltës preku edhe një hotel dhe selinë e Policisë së Shtetit.
Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, shohim se vala e baltës pushton një pjesë të madhe dhe godet me dhunë një rrugë në rrëmujën e kalimtarëve.
LEXO EDHE: Cili siguracion e mbron makinën edhe nga fatkeqësitë natyrore?
Për çdo pyetje shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: 50% të tregut mes 8 kompanive/ Shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA-s