Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë mbrëmjen e të enjtes rreth orës 20:48.
Sipas Institutit Sizmik Evropian, magnituda e këtij tërmeti u regjistrua në 5.2 të shkallës Rihter. Mësohet se epiqendra e lëkundjeve ishte në Turqinë lindore dhe kishte një thellësi fokale prej 11 kilometrash.
Deri tani nuk ka raportime për njerëz të plagosur, por sipas raportimeve nga mediet vendase dhe rrjetet sociale, disa banesa janë dëmtuar. Gjithashtu, disa banorë janë trembur dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre.
Kujtojmë, një tërmet i tmerrshëm goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt të këtij vitit, duke lënë miliona njerëz të luftojnë për të rindërtuar jetën e tyre. Të paktën 15.73 milionë njerëz në Turqi dhe Siri janë prekur nga fatkeqësia, me mbi 55,000 të vdekur dhe afro 130,000 të plagosur. Miliona njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.