7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet6-mujori i parë 2023/ Zbulohen vendet nga ku shqiptarët blenë më shumë...

6-mujori i parë 2023/ Zbulohen vendet nga ku shqiptarët blenë më shumë makina

Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar disa të dhëna nga databaza e institucionit për flotën e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë.

Grafikat tregojnë përgjithësisht një trend rritës sa i përket blerjes së automjeteve që i përkasin kategorisë Euro 5 nga ana e qytetarëve shqiptarë.

Sipas të dhënave të DPSHTRR rezulton se vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2023 kanë hyrë në vend 34,253 mjete.

Numri i automjeteve që i përkasin kategorisë Euro 5 që kanë hyrë në vend në këtë hapësirë kohore është 5279. Kjo shifër është 83% më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023, janë regjistruar për herë të parë 34,253 mjete ose +49% më shumë se viti 2019! 2,877 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi ose +41% më shumë krahasuar me vitin 2021! Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Qershor 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse!”, shkruan Gonxhe.

Ndërkohë, një tjetër grafik tregon se shtetet kryesore të origjinës së mjeteve që vijnë në Shqipëri, janë Italia me 23%, Gjermania me 21% dhe Zvicra me 10%.

LEXO EDHE: Oferta e Verës nga ‘Toyota Albania’ që nuk duhet humbur/ 2000 € ulje për çdo model ‘Yaris Hybrid’ dhe plot 10 vite garanci

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat