9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSejko: Nëse luhatjet e forta vazhdojnë, mund të ndërhyjmë te kursi i...

Sejko: Nëse luhatjet e forta vazhdojnë, mund të ndërhyjmë te kursi i këmbimit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisē Gent Sejko ka bërë me dije se nëse luhatjet e forta në kursin e këmbimit do të vijojnë, atëherë institucioni që ai drejton do të ndërhyjë.

Nëse mund të dëmtojë tregun valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe financiare, nëse do konstatojmë një gjë të tillë do ndërhyjmë në tregun e brendshëm valutor”, tha Sejko.

Pavarësisht rrezikut ende të pranishëm të inflacionit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankë së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar në nivelin 3% normën bazë të interesit për lekun.

Forcimi i lekut, sipas Sejkos, ka bërë që Shqipëria të ketë një nga nivelet më të ulëta të inflacionit dhe rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

Duke u ndalur tek luhatjet në kursin e këmbimit, ai ka renditur disa arsye.

Këshilli gjykon se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare që të ketë një nga nivelet  më të ulët të inflacionit, të normave interesit dhe kostot e financimit si dhe një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon, por mbetemi të vëmendshëm ndaj  shpejtësisë së forcimit dhe luhatjes së kursit gjatë muajve të fundit. Remitancat, turizmi, investimet e huaja, pra këto tregojnë se kemi një forcim të kusit të këmbimit”, përfundoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Dy ditët e fundit, euro është rritur lehtë, e cila po këmbehet mesatarisht për 101.95 lekë. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane po shitet për 102.48 lekë, ndërsa po blihet për 101.40 lekë.

Bashkë me euron janë forcuar lehtë edhe dollari me paundin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat