Nga qershori e deri më 25 korrik në të gjithë vendin kanë ndodhur mbi 140 aksidente ndërsa 101 persona kanë mbetur të plagosur e 25 kanë humbur jetën.
Rritja e numrit të ngjarjeve rrugore përgjithësisht vjen përgjatë sezonit veror atëherë kur ka dhe dyfishim të automjeteve në qarkullim ndërsa për ekspertët burim I aksidenteve nuk është vetëm rruga.
LEXO EDHE: Kostot socio-ekonomike të aksidenteve rrugore vlerësohen në afro 2 miliardë dollarë në vit
Nuk duhet të përdorim pije alkoolike, është fatale në këto raste, pasi ndikon shumë në gjendjen e tyre emocionale dhe reflektive sa i përket drejtimit të mjetit”, thotë për A2 CNN Robert Karati, ekspert kriminalist.
Ato akse të cilat regjistrojnë dhe numrin më të lartë të aksidenteve mbajnë një numër unik të ngjarjeve.
Sipas Karatit kur pika të ndryshme të segmenteve regjistrojnë numër të lartë aksidentesh atëherë policia dërgon një material tek enti pronar i rrugës.
“Në qoftë se këtu numri rritet në 4-5 aksidente në vit, në këtë pikë të nxehtë, atëherë duhet të ketë një problematikë të tillë, ose kthesa nuk ka pjerrësi, ose sinjalistika do rregulluar… Pra bëhet një kompleks gjërash që ndikojnë në shtimin e aksidenteve”, thotë Karati.