17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO - Një plagë si e kuqja e gjakut që e ndan...

FOTO – Një plagë si e kuqja e gjakut që e ndan në dysh/ Si duket Rodos nga satelitët

Një plagë, një djegie me ngjyrën si e kuqja e gjakut që e ndan Rodosin në dysh.

Kjo është pamja që shfaqet nga hapësira e tokës, e zjarrit që ka përfshirë prej 7 ditësh në ishullin e famshëm grek, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 10 mijë njerëz.

LEXO EDHE: Përparojnë flakët në Rodos/ Dy fshatra të tjerë evakuohen. Mitsotakis: Jemi në luftë

Toka e djegur, flakët ende aktive dhe kolona e tymit që shtrihet mbi det u filmuan mëngjesin e 23 korrikut nga sateliti Copernicus Sentinel-2, programi i vëzhgimit të Tokës i menaxhuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Komisioni Evropian.

Sipas pamjeve satelitore, deri të dielën në ishullin e kreshnikëve ishin djegur 114.140 hektarë tokë, numër ky që fatkeqësisht u rrit ndjeshëm të hënën, me rindezjen e zjarreve në Asklepio, Gennadi dhe Vati.

Për të monitoruar zonën e prekur, është aktivizuar edhe moduli i hartës së shpejtë të Shërbimit të Menaxhimit të Emergjencave Copernicus, siç raportohet nga ekspertët në vend.

Ndërkohë, buletini i Qendrës Evropiane për Parashikimet Afatmesme Meteorologjike (Ecmëf) tregon sot përqendrime të larta atmosferike të grimcave të imëta (PM 2.5) në zonën mesdhetare që rrethon ishullin e Rodosit, pikërisht për shkak të emetimeve të shkaktuara nga zjarret.

LEXO EDHE: Zjarre, përmbytje, stuhi të fuqishme… Bota po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike/ Çfarë kemi në dorë të bëjmë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat