14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTuristët i ikën pasi nisën zjarret/ Pronari i Airbnb në Greqi kërkon...

Turistët i ikën pasi nisën zjarret/ Pronari i Airbnb në Greqi kërkon t’u marrë paratë

Edhe pse pjesa lindore e rajonit të Atikës në Greqi u përfshi nga një zjarr i madh ditën e djeshme, një banor i zonës tregoi më së miri se mendjen e kishte vetëm te paratë e tij.

Në kohën kur flakët digjnin shtëpi dhe prona në Lagonisi, Anavyssos dhe Saronida, ajo çka shqetësonte pronarin e një Airbnb në zonë, ishte nëse duhet t’u kërkonte paratë turistëve që ikën nga banesa e marrë me qira prej tij, për t’i shpëtuar zjarrit.

Shqetësimin, pronari i shtëpisë së lëshuar në Airbnb e ka shprehur hapur në një faqe të mbyllur në Facebook për njerëzit që ushtrojnë këtë lloj biznesi.

 

Mirëmbrëma, kam një problem serioz. Një zjarr ka rënë në zonat përreth Saronidës, duke e bërë atmosferën mbytëse për turistët. Qiramarrësit e mi ia mbathën. Çfarë parashikohet dhe çfarë mendoni se është e drejtë? Kthimi i parave? A do të lëndohem unë apo ishin turistët thjesht të pafat pasi nuk jam unë përgjegjës për zjarret që ndodhin në zonat përreth. Do të doja të dija mendimin tuaj”, ka shkruar ai.

Kuptohet që në rrjetet sociale ka pasur shumë reagime për pronarin e shtëpisë, i cili në momente të tilla, gjëja e parë që ka menduar ishte se si dhe nëse do të dëmshpërblehej.

Sipërmarrja greke duke treguar nivelin e saj“, shkruante dikush në komente, ndërsa një përdorues i Twitter-it e krahasoi atë me një yll filmi të fatkeqësive që ecte përreth duke kërkuar dikë që ta kompensojë atë që i ka kthyer të gjithë në zombie.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat