17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kurth vdekjeprurës"/ Kujdes kur parkoni në diell! Tavani i makinës arrin 179°...

“Kurth vdekjeprurës”/ Kujdes kur parkoni në diell! Tavani i makinës arrin 179° Celcius, brenda…

Në bazë të një eksperimenti të realizuar në Greqi me ndihmën e një kamere termike dhe më një termometër, temperatura e tavanit të makinës i kalon 179 gradë celcius, ndërsa brenda arrin në 50 gradë C.

Eksperimenti u krye të mërkurën e 20 korrikut në orën 13:45 në një vapë jo ekstreme krahasuar me shifrat që ka kapur termometri ditët e fundit.

Ekipi që bëri eksperimentin vendosi një termometër brenda makinës së parkuar me motorin e fikur dhe mbylli dritaret për 15 minuta.

Në 5 minuta, temperatura në çatinë e makinës tregonte 77.3 gradë. Kamera termike zbuloi se temperatura po rritej me shpejtësi.

Sapo përfundoi eksperimenti, në orën 15:38 minuta, temperatura në çatinë e makinës arriti deri në 179.6 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, brenda, termometri arriti në 50 gradë , që ishte maksimumi që mund të arrinte, që do të thotë se temperatura ishte shumë më e lartë.

Këto temperatura janë vdekjeprurëse ndaj ekspertët sugjerojnë shmangien e parkimit në diell dhe sidomos kujdesit të shtuar duke mos qëndruar brenda në mjet me motor të fikur, pa ndezur kondicionerin.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat