7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMiratohet kredia studentore, kush mund të përfitojë

Miratohet kredia studentore, kush mund të përfitojë

Qeveria shqiptare ka miratuar për herë të parë kredinë studentore, e cila do t’iu vijë në ndihmë të gjithë studentëve që nuk kanë mundësi për të kryer studimet e larta.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një dalje për mediat sqaroi kriteret dhe se kush mund të përfitojë nga kjo mundësi.

Ministrja tha se Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë negocion me bankat e nivelit të dytë që kredia studentore jepet pa kolateral fizik.

Kredia miratohet vetëm për një program studimi, ndërsa studentët nuk duhet të jenë përfitues të politikave të mëparshme.

“Financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor. Shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë.

Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve”, sqaroi ministrja.

Miratimi i skemës së kredisë studentore, do të zbatohet menjëherë për vitin e ri akademik 2023-2024.
  •  Kredia studentore do të jepet pa kolateral fizik, do të mbulojë tarifën e studimit dhe kostot e jetesës së studentit për ndjekjen e vetëm një programi studimi, të ciklit të parë ose të dytë, si dhe do të mbështesë studentët që nuk janë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursat apo përjashtimet nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve.
  • Financimi i kredisë do të bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL-ja që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor.
  • Shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programet e ciklit të parë, 2 vite pas nënshkrimit të kontratës për programet e ciklit të dytë dhe 5 vite pas nënshkrimit për programet e integruara të ciklit të dytë.
  •  Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar në disa prioritete, si vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare dhe rezultatet e mëparshme gjatë studimeve.
  • Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) është institucioni që do të menaxhojë këtë proces me studentët dhe do të negociojë me bankat e nivelit të dytë për normat e ulëta të interesit të kredive.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat