Vala e të nxehtit të paprecedentë që ka mbërthyer Europën Jugore pritet të arrijë kulmin ditën e sotme, pasi e marta do të jetë dita më e nxehtë me termometrin që pritet të shënojë 47 gradë Celsius në Itali.
Ndërkohë, temperaturat e larta janë bërë shkak për zjarre masive në Spanjë, Greqi, Turqi, e së fundmi dhe në masivet pyjore të Zvicrës.
Ndërkaq, mijëra pushues janë evakuuar nga shtëpitë dhe resortet në Greqi, ku janë regjistruar temperatura deri në 44 gradë Celsius të hënën.
Vatrat e zjarrit që fillimisht u shfaqën në Kouvaras, 30 kilometra larg Athinës, u përhapën me shpejtësi në jug drejt vendpushimeve bregdetare si Lagonisi, Anavyssos dhe Saronida.
Një zjarr i dytë pyjor ka shpërthyer gjithashtu pranë Isthmusit të Korinthit dhe plazhit të Loutraki, i cili ka sjellë edhe më shumë evakuime në perëndim të vendit.
Shërbimi Grek Zjarrfikës e përshkroi të hënën si një ditë të vështirë me disa zjarre në të gjithë vendin, me skena të pemëve të djegura, makinave dhe shtëpive që sjellin kujtime traumatike për shumë njerëz pasi dhjetëra jetë humbën nga zjarre të ngjashme në 2018.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
- Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji.
A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?
Shtëpia juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i shtëpisë (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.
Nëse ju keni një kredi, juve do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë.
Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri. Vetëm sigurohuni që polica juaj e sigurimit të përfshijë edhe sigurimin nga zjarri.
Çmimi?
Sigurohuni dhe mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj, të cilën e keni ndërtuar me shumë mund.
Siguroni apartamentin, shtëpinë private apo vilën pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL UNIQA por direkt nga celulari apo laptopi juaj, në pak minuta.
Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionin e shtëpisë. Shpejtë, Thjeshtë dhe Sigurt.
Tregu i Sigurimeve i konsoliduar, çmimi i sigurimit i minimal
Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore. Tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord.
Familjarët dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove.
Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Teksa një metër katror ndërtim në Tiranë kushton minimalisht 1,000 Euro, sigurimi i Pronës kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
LEXO EDHE: Nuk ka surpriza/ Ja kompania e sigurimit më e besuar nga shqiptarët për Sigurimin e Pronës
Familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde. Dhe për të mbuluar riskun e mospërballimit ekonomik nga fenomene si zjarri, tërmeti, përmbytja etj, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten akoma mekanizmi mbrojtës për financat tona.
Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesin fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë. Ndaj secili duhet të sigurojë gjithçka posedon duke mos i lënë asgjë rastësisë.
LEXO EDHE: Ofertë që nuk duhet humbur/ Me vetëm një “Like” në Facebook, 10% ulje në Sigurimin e Shtëpisë
Për më shumë informacione, shkruani në:
WhatsApp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]