Ka një tërheqje të lehtë, të valëve të të nxehtit afrikan në vendin tonë duke sjellë edhe rënie të lehtë të temperaturave të ajrit, por moti mbetet sërish i kthjellët në të gjithë vendin.
LEXO EDHE: ‘Digjet’ Europa, kulmi i të nxehtit pritet këtë javë
Parashikohet që vranësira të lehta e kalimtare të shfaqen gjatë orëve të pasdites në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Temperaturat e ajrit mbeten sërish të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgë 3 ballë.
LEXO EDHE: Nga ecja pasdite te përdorimi i frutave, kardiologu jep këshillat e duhura si të ruhemi nga i nxehti