15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaTemperaturat e larta/ Si të mbani nën kontroll tensionin

Temperaturat e larta/ Si të mbani nën kontroll tensionin

Një dietë e varfër me kripë dhe e bazuar në ushqime bimore, duket se është mënyra më e mirë për të ulur tensionin.

Po sikur të jeni duke ndjekur këtë rrugë dhe ende të mos e keni arritur tensionin 11-7?

Janë disa ushqime në veçanti, të cilat mund t’ju ofrojnë më tepër mbrojtje.

Deri tani kemi trajtuar drithërat e papërpunuara dhe do vazhdojmë të japim detaje edhe për farat e linit, çajin hibiskus dhe perimet e pasura me nitrate. Vetëm farat e bluara të linit shkaktojnë një ulje të fuqishme të tensionit, më tepër se ç’është arritur ndonjëherë nga ndonjë ndërhyrje dietike. Vetëm disa lugë në ditë, duket se janë dy-tri herë më të efektshme se një program i plotë ushtrimesh aerobike për rritje rezistence.

(Jo se nuk duhet t’i bëni të dyja. Fare mirë mund të përfshini edhe farat e linit në dietë, edhe të stërviteni.)

Konsumimi i perimeve, si të ziera ashtu edhe të paziera, lidhet me uljen e tensionit, por perimet e paziera mund të ofrojmë më tepër mbrojtje.

Studimet kanë treguar se ngrënia e fasuleve, bizeleve, qiqrave dhe thjerrëzave, mund t’ju vijnë në ndihmë, kështu qështojini ato në listën e pazarit. Vera e kuqe mund t’ju ndihmojë, por vetëm ajo pa alkool, sepse vetëm ajo duket se e ul tensionin.

Edhe shalqiri ofron mbrojtje, por do t’ju duhet të konsumoni rreth 1 kilogram në ditë që të arrini rezultatet e duhura, kurse kivi, nuk ka asnjë ndikim në vlerat e tensionit.

Një studim i bërë nga një prej kompanive tregtare të kivit, dështoi dhe nuk arriti të ofronte asnjë mbrojtje. Ndoshta industria e kivit duhet të marrë ndonjë këshillë nga bordi i marketingut të rrushit të thatë Kalifornian, i cili financoi një studim vetëm për të treguar se ky i fundit mund të ulë tensionin.

Për të theksuar përfitimet e rrushit të thatë, ata përdorën si grup kontrolli ushqimet e dëmshme.

LEXO EDHE: “TeleShëndet”, aplikacioni ku bëhen bashkë këshillat mjekësore, diagnozat, recetat dhe uljet në spitalet e klinikat më të mira

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat