“Jazeera Airways”, linja ajrore low cost me seli në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës duke nisur nga data 27 Qershor 2023.
Me këtë destinacion të ri, kjo linjë ajrore u ofron turistëve nga Kuvajti një destinacion të bukur pushimesh në një vend të Ballkanit dhe gjithashtu hap mundësi për udhëtarët nga Shqipëria për t’u lidhur me gamën e gjerë të vëndeve në rrjetin e saj duke përfshirë destinacione të njohura si Jeddah dhe Dubai.
“Me nisjen e linjës sonë të re për në Shqipëri ne tani fluturojmë direkt në dymbëdhjetë destinacione në Evropë. Kjo është në përputhje me planet tona për të zgjeruar opsionet e udhëtimit të përshtatshëm dhe të përballueshëm si për pasagjerët në hyrje ashtu edhe për ata që dalin në rrjetin Jazeera” shprehet Rohit Ramachandran, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë.
“Jazeera Airways” fluturon në 63 destinacione në Lindjen e Mesme, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Jugore dhe në Evropë.
Shqiptarët mund të vizitojnë destinacione turistike si Kajro, Sharm El Sheik dhe Dubai ose të nisin një udhëtim fetar në Arabinë Saudite.
LEXO EDHE: Pushimet jashtë Shqipërisë nisin me “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA/ Tashmë e blini edhe Online
Rreth “Jazeera Airways”:
“Jazeera Airways” operon fluturime komerciale dhe mallrash nga terminali i saj Jazeera T5 në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit. Linja ajrore fluturon në 63 destinacione të njohura në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore, Afrikë dhe Evropë, duke përfshirë destinacione biznesi, argëtimi, fetare dhe fundjave me kërkesa të larta.