-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdhe mekanikun, edhe mjekun kudo me vete/ Përjetoni plotësisht çdo udhëtim jashtë...

Edhe mekanikun, edhe mjekun kudo me vete/ Përjetoni plotësisht çdo udhëtim jashtë Shqipërisë me “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA

Teksa vera ka trokitur dhe bashkë me të edhe temperaturat e larta, shumëkush po bën përgatitjet e fundit për pushimet me familjen ose miqtë.

Disa kanë zgjedhur Shqipërinë dhe shumë të tjerë vende të ndryshme në rajon ose Europë.

Por jo të gjithë zgjedhin të udhëtojnë me avion ose mjete të tjera pasi duan që çdo udhëtim ta shijojnë me makinën e tyre.

Por para se të niseni për një udhëtim jashtë vendit, mos harroni të keni me vete edhe “Kartonin Jeshil”, siguracioni që ju mbron nga dëmet materiale dhe jo materiale që mund ti shkaktoni palëve të treta në rast aksidenti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat mund të arrijnë edhe në disa milionë euro.

Pa harruar edhe faktin që “Kartoni Jeshil” është një policë sigurimi e detyrueshme për të gjitha automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat udhëtojnë në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove të Siguruesve Motorikë, (48 anëtarë, kryesisht shtete Europiane).

Kompania e sigurimeve që kryeson tregun edhe për “Kartonin Jeshil”

Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun sa i përket produktit “Karton Jeshil” duke zënë 25% të tregut.

Burimi: AMF

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, po SIGAL UNIQA rezulton kompania numër 1.

Nëse SIGAL UNIQA ka mbi 25% të totalit të primeve, ajo paguan mbi 30% të dëmeve të të gjithë tregut.

Në 4-mujorin e parë 2023, kompania shqiptaro-austriake ka paguar mbi 64 milionë lekë dëme, teksa i gjithë tregu ka paguar 209 milionë lekë. Ndërkohë që kompania e dytë ka paguar mbi 15.3 milionë lekë më pak.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, SIGAL UNIQA Group Austria, SIGAL UNIQA Group Austria ka rritur dëmshpërblimet tek klientët e saj me mbi 45 milionë lekë.

Pse ky besim i madh te SIGAL UNIQA?

–    SIGAL UNIQA ofron komoditetin e blerjes ONLINE, në çdo moment.

–    SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj janë përfitues në një aksident.

–    SIGAL UNIQA ofron për drejtuesit e mjeteve Asistencë Rrugore, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, jo vetëm në rast aksidenti por edhe kur mjetin pëson një defekt në rrugë

–    SIGAL UNIQA ofron gjithashtu për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët siguracione dhe shërbime të tjera që ju mbrojnë gjatë qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

OFERTA E VERËS

  1. “Karton Jeshil” e shoqëruar me SIGAL UNIQA Autosos

Bashkë me Kartonin Jeshil, ju mund të zgjidhni të blini edhe asistencë rrugore “SIGAL UNIQA Autosos në Europë për një periudhë 1 mujore ose 1 vjeçare, e cila mbulon:

  • Qendër kontakti në gjuhën shqipe
  • Shërbim karroatreci
  • Riparim në vend
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodimi në hotel
  • Riatdhesim ose vazhdim i udhËtimit drejt destinacionit

MËSONI MË SHUMË RRETH AUTOSOS DUKE KLIKUARKËTU

  1. “Karton Jeshil” e shoqëruar me Teleshëndet

Nëse bleni këtë siguracion me prim duke nisur nga 130 euro përfitoni falas edhe shërbimin novator “TeleShëndet”.

Me “TeleShëndet”, ju mund të konsultoheni me një mjek të licensuar, audio ose video, në çdo orë të ditës apo natës, për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.

MËSONI MË SHUMË RRETH TELESHËNDET DUKE KLIKUAR KËTU.

3. “Karton Jeshil” e shoqëruar me “Shëndeti në Udhëtim”

Bashkë me policën e “Kartonit Jeshil” ju përfitoni edhe siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, i cili ju mbron nga emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve tuaja jashtë Shqipërisë.

Konkretisht, ky siguracion mbulon:

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
  • Si dhe Emergjencat dentare
  • Anullim Udhëtimi

Kujdes! Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA me vete pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa t’ju penalizojë përgjatë gjithë jetës suaj.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në:

Whatsapp +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat