8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpejtësia, rripi, celulari/ “Makina inteligjente” që sjell gjobën në shtëpi nis sot...

Shpejtësia, rripi, celulari/ “Makina inteligjente” që sjell gjobën në shtëpi nis sot punën

Drejtori i Policisë Rrugore Dhimitraq Ziu ka shpjeguar sot në një deklaratë për median detajet për “makinën inteligjente” që monitoron qarkullimin rrugor dhe nga sot ka nisur patrullimin në rrugët e Shqipërisë.

“Makina inteligjente” bën që gjoba për shkelësin e rregullave të qarkullimit të mbërrijë në shtëpi, në adresën që shoferi ka deklaruar.

Sipas drejtorit të Policisë Rrugore, radari i ri arrin të identifikojë shpejtësinë e mjetit, nëse shoferi ka vendosur apo jo rripin, si dhe nëse është duke përdorur telefonin.

“Mund të përdoret në autostradë, kap korsi tre para e tre në ardhje nga mbrapa, identifikon gjininë e personit, drejtuesin e mjetit dhe targën. Në kohë reale përcjell të dhënat tek salla operative e qarkullimit rrugor dhe atje bëhet verifikimi dhe printimi i gjobave”, tha Ziu.

Ziu saktësoi se kjo është një “pajisje që idenifikon kundravajtësin, personat e tjerë që ndodhen në mjet apo në këmbë nuk i identifikon, vetëm ata që kanë lidhje me shkeljen”.

Sipas zyrtarit të policisë, kjo pajisje do vendoset vetëm në një mjet si dhe bëhet kolaudimi i saj në varësi të sinjalistikës rrugore ku është pozicionuar,

“Nëse është me 90 km/orë, vendoset aq dhe cdo shkekje e kap, shpejtësinë rripin dhe celularin”.

Lidhur me shpërndarjen e gjobave sipas adresave që ka policia për shoferët, në rast se do të ketë problematika kur vendbanimi nuk përkon me shkelësin, drejtori i Policisë tha:

“Eksperiencën ne e kemi që këto i shpërndajmë nëpërmjet postës dhe strukturave të policisë, në bashkëpuniom më drejtorinë e Transporteve kemi të dhënat e dosjes së cdo shoferi që ka vendosur adresën e banimit. Nga momeni i konstatimit të shklejes, printimit të gjobës dhe gjithë shkeljet që do jenë me mase plotësuese heqje patente do shpallen alert, e policisë do i vijë në ndihmë, brenda 1 muaji do jetë alert”, tha Ziu.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat