17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuro “zhyt” edhe kreditimin/ Huaja e re bie në prill, për biznesin...

Euro “zhyt” edhe kreditimin/ Huaja e re bie në prill, për biznesin dhe për individët

Kreditimi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajit prill të këtij viti.

Gjatë muajit prill janë dhënë në total 22.7 miliardë lekë kredi e re, në të gjitha valutat, nga 27.9 miliardë lekë që ishte kjo shifër në mars, në rënie me 18.6%.

Edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kredia e re rezulton në rënie, me 3.4%.

Në prill të vitit 2022 bankat jepnin 23.5 miliardë lekë kredi të re. Madje, shifrat e analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se niveli i kreditimit në prill të këtij viti është edhe më i ulët se në muajt prill të viteve 2017 dhe 2018.

Ajo që bie në sy nga shifat është fakti se kreditimi regjistrohet në rënie për të dy segmentet kryesore, biznesin dhe individët.

Sa i përket kredisë së re për biznesin, gjatë muajit prill regjistrohet në 13.9 miliardë lekë, nga 15.6 miliardë lekë në muajin mars dhe 15.9 miliardë lekë gjatë prillit të vitit të kaluar. Në terma vjetorë rënia fiksohet pranë 13.6%, sinjalizonë shifrat.

Tkurrja e kreditimit gjatë muajit të kaluar duket të jetë me ritme të njëjta si për biznesin ashtu edhe për individët, sinjalizojnë shifrat.

 

Por, ndryshe duket situata sa i përket kredisë së re sipas monedhës. Kredia e re në lekë fiksohet pranë 13.4 miliardë lekëve, në rritje si në terma mujorë ashtu edhe në terma vjetorë.

Në mars të këtij viti, kredia e re në lekë fiksohej pranë 11.5 miliardë lekëve ndërsa në prillin e vitit 2022 pranë 10.7 miliardë lekëve. Goditjen kreditimit duken se i`a ka dhënë euro. Kredia e re në euro ka zbritur në vetëm 8.6 miliardë lekë në prill, nga 16.4 miliardë lekë në mars, apo 11.9 milardë në prill të vitit të kaluar.

Kreditimi në euro ka prekur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit të kaluar. Rënia e ndjeshme e kredisë së re në euro mund t`i atribuohet edhe konvertimit në lekë për arsye të statistikave publike, por nuk mund ta justifikojë tërësisht.

Me rënien e ndjeshme të euros në tregun vendas, që ka prekur nivele rekord minimale gjatë dy muajve të fundit, duket se është ngadalësuar edhe kërkesa por edhe oferta për kredi në monedhën e përbashkët europiane.

Madje, edhe kredia e re për blerje banese ka regjistruar rënie të konsiderueshme gjatë prillit, pranë 3.2 miliardë lekëve, nga 5 miliardë lekë në mars, apo 3.8 miliardë lekë në prillin e vitit të kaluar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat