Autoritetet spanjolle kanë vendosur të mbyllin shkollat, universitetet e disa shërbime të tjera publike në disa zona juglindore të vendit si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit.
Reshjet e shiut pritet të intensifikohen në orët e fundit dhe për këtë arsye autoritetet iu kërkojnë banorëve në Murcia, Valencia dhe Andalusia që të tregojnë kujdes dhe të largohen nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
Sipas shërbimit sinoptikal, disa zona në Kartagjenë dhe Valencia kanë shënuar sasinë më të mëdha të reshjeve që zakonisht bien në 6 muaj.
Prej disa ditësh moti i keq ka përfshirë Europën dhe përmbytje janë regjistruar në Bosnjë, Kroaci, Serbi e Itali, vend ky ku situata është ende alarmante.
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike, një këmbanë e fortë alarmi! Kërcënim edhe për Shqipërinë
LEXO EDHE: Cili siguracion e mbron makinën edhe nga fatkeqësitë natyrore?