-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet ekstreme nuk e zgjidhin problemin e thatësirës në Europë/ Parashikohen temperatura...

Përmbytjet ekstreme nuk e zgjidhin problemin e thatësirës në Europë/ Parashikohen temperatura më të larta dhe zjarre

Thatësira e gjatë e dimrit në Europë ka krijuar një tokë të thatë dhe të papërshkueshme që nuk është më në gjendje të thithë siç duhet ujin e reshjeve.

Vala e jashtëzakonshme e reshjeve që ka goditur Europën do të bëjë pak ose aspak për të zvogëluar ndikimin e një vere të thatë në të gjithë Europën.

Javët e fundit, përmbytje të mëdha goditën veçanërisht Kroacinë, Serbinë dhe Italinë. Por ekspertët thonë se sasitë e mëdha të ujit nuk kanë gjasa ta bëjnë tokën më pjellore.

Megjithëse ndjehet se ka pasur shumë reshje në këto rajone, në fakt mund të mos ndikojnë në thatësirën që kemi parë”, thotë Samantha Burgess eksperte mjedisi.

Kjo sepse, sipas saj, i gjithë uji po rrjedh, pa pasur mundësinë të depërtojë në tokë.

Në një situatë thatësire, nuk ka lagështi të tokës në sipërfaqen e sipërme, kështu që toka është shumë e fortë. Dhe kur toka është shumë e fortë, shiu, në vend që të rimbushë rezervuarët e ujit dhe lumenjtë, thjesht rrjedh nga sipërfaqja e tokës dhe krijon edhe përmbytje”.

Ekspertët thonë se gjatë dekadës së fundit koncepti i thatësirës ka ndryshuar dhe tani thatësirat po krijohen më shpejt, duke e forcuar tokën më shumë dhe më shpejt.

Kjo është arsyeja pse ne kemi ndikime më të mëdha në afat të shkurtër.

Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre

Agjencia meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për rritjen e gjasave për zhvillimin e fenomenit të motit, “El Nino”, në muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale dhe mbase edhe rekorde të reja nxehtësie.

“Kjo do t’i ndryshojë tendencat e motit dhe të klimës në mbarë botën”, ka thënë Wilfran Moufouma Okia, shef i shërbimit për parashikimin e klimës në OBM.

Tani, “bota duhet të përgatitet për zhvillimin e El Ninjos”, ka paralajmëruar ai.

Ndryshimet klimatike nuk po kërcënojnë thjesht Europën, por edhe Shqipërinë

Sipas parashikimeve, i gjithë kontinenti do të përballet me përmbytje dhe zjarre, qoftë edhe me ngrohjen në nivelin më të ulët që është parashikuar nga ekspertët, ndërkohë që Marrëveshja e Parisit parashikon kufizimin e ngrohjes globale në jo më shumë se 1.5-2 gradë nga niveli para-industrial.

4 mijë katastrofa natyrore në Shqipëri në 150 vitet e fundit

Sipas raportit 2018, të FAO ( Food and Agriculture Organization, të Kombeve të Bashkuara) në Shqipëri në 150 vitet e fundit kanë ndodhur 4000 katastrofa natyrore. Vetëm në 20 vitet e fundit nga përmbytjet e mëdha është shpallur tre herë gjendja e “Katastrofës Natyrore”.

Shqipëria, një vlerë sa 90% e PBB-së është e ekspozuar ndaj katastrofave

Një studimi i mëparshëm Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

LEXO EDHE: “Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

Rëndësia e të qënurit i siguruar

Për arsyet e sipërcituara dhe jo vetëm, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

Siguracioni ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Sigurimet e Pronës, ende shumë lirë dhe vetëm një klik larg

Për fatin e mirë të qytetarëve shqiptarë, Sigurimi i Pronës në vendin tonë është ende shumë i lirë.

Për shembull, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, e ofron duke nisur nga vetëm 25 Lekë në ditë.

Për më tepër, Siguracionet e Pronës tashmë mund ti blini, Online, kudo që të ndodheni.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha.  Nëse edhe ti akoma nuk je siguruar, mos prit më. Siguroje tani pronën dhe vijo jetën qetësisht…

LEXO EDHE: Partneri ideal i sigurimeve/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat