Policia e Tiranës këshillon drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në pamjet e monitorimit me “Dronin edukues” evidentohen drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e pozicionimit të mjeteve në korsinë e duhur, sipas drejtimit të lëvizjes.
“Kujdes!
Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor”, ka shkruar policia.