Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e “Lapidarit”.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet tip “Benz” ka përfunduar në humnerë.
Burime për mediat bëjnë me dije se në automjet ndodheshin tre persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.