Përfshihet nga flakët shkolla në Fratar të Mallakstrës.
Zjarr ka përfshirë gjithë goditën ndërsa shtëllunga të mëdha tymi janë parë në të gjithë fshatin.
LEXO EDHE: Sigurimi i pronës, shqiptarët indiferentë apo “nuk kanë frikë” nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore?!
“Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar ka rënë zjarr. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit“, njofton policia.