Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediet italiane raportojnë se një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në unazën e Portogruaros.
Bëhet fjalë për të riun Admir Hoti i cili u përplas me një makinë tjetër dhe si pasojë ndërroi jetë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Mjeti “Fiat” me të cilin po udhëtonte 18 vjeçari u nda në dysh, ndërsa babai i tij mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihnmë mjekësore.