Një dyqan pranë gjimnazit “Halim Xhelo” në Vlorë, është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa nuk raportohet për përsona të lënduar.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarje ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat janë përhapur me shpejtësi. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Vlorë/Informacion paraprak:
Rreth orës 11:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit R. Sh.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.