17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUlja e çmimit të naftës sjell ndryshimet e para, bie niveli i...

Ulja e çmimit të naftës sjell ndryshimet e para, bie niveli i inflacionit në vend

Indeksi i çmimeve të konsumatorit ka ardhur në ulje për muajin e katërt radhazi.

Gjatë prillit treguesi arriti nivelin 4.6% nga 5.3% që ishte një muaj më parë, ndërsa ka rënie të ndjeshme nga niveli 7.2% në fillim të vitit.

Ulja e inflacionit ka ardhur kryesisht nga rënia e çmimeve të hidrokarbureve.

Grupi i transportit po vjen me vlera negative duke treguar normalizimin e çmimeve të naftës. Me vendimin e fundit nga bordi i transparencës, nafta arriti çmimin më të ulët në një vit e gjysmë, ndërsa dhe çmimet e energjisë elektrike në bursë kanë arritur në nivelin e 150 eurove për megavat/orë.

Por një panoramë tjetër paraqitet me ushqimet dhe produktet e shportës. Ato vijojnë rritjen e fortë dhe ishin grupi që dha kontributin më të madh me 3.4% në inflacionin e muajit prill, duke u kthyer në faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve.

Kërkesa e qytetarëve për mallra e shërbime gjithashtu po rrit çmimet në grupet e tjera si ato të mobilieve shtëpiake, veshjeve, qirave, hoteleve dhe bar restoranteve.

Me rritjen e pagave që qeveria premton të kryejë për administratën publike nga prilli si dhe rritja e punësimit, stabiliteti i çmimeve mund të hyjë në një fazë të re.

Presionet për rritjen e çmimeve tashmë vijnë nga mallra të brendshëm dhe jo më nga mallrat e importit, po Banka e Shqipërisë parashikon që në gjysmën e parë të 2024-ës çmimet do të kthehen në objektivin prej 3% si dhe ka sinjalizuar rritje të tjera të normës së interesit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat