9.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeKrizë e madhe emigrantësh, përgatiten Meksika dhe Shtetet e Bashkuara

Krizë e madhe emigrantësh, përgatiten Meksika dhe Shtetet e Bashkuara

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha më 8 maj se do ta diskutonte krizën e migracionit me homologun e tij amerikan, Joe Biden, para se të hiqen këtë javë kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës kur ishte përhapur fillimisht COVID-19.

Gjatë video-telefonatës së planifikuar më 9 maj mes liderëve të SHBA-së dhe Meksikës do të diskutohet për “emigracionin, fentanilin dhe bashkëpunimin për zhvillim”, u tha Lopez Obrador gazetarëve.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur dy vendet po përgatiten për një valë të mundshme emigrantësh në kufirin e tyre të përbashkët.

Së fundi, administrata e Bidenit është përgatitur për një rritje potenciale të numrit të emigrantëve, pasi që kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës së ish-presidentit Donald Trump, të njohura si “Titulli 42”, do të hiqen më 11 maj.

Këto kufizime ia lejonin SHBA-së largimin e emigrantëve, për arsye të shëndetit publik shkaku i pandemisë COVID-19, pa ua lejuar mundësinë e aplikimit si azilkërkues.

Që nga marsi i vitit 2020, raportohet se ky ligj është përdorur mbi 2.8 milionë herë për t’i dëbuar emigrantët.

Por, më 11 maj, kur shpallja e emergjencës publike shëndetësore shkaku i COVID-19 të hiqet, edhe këto kufizime do të hiqen.

Tani, sipas disa vlerësimeve, kufirin e SHBA-së pritet që të tentojnë ta kalojnë deri në 10 mijë emigratë cdo ditë pas 11 majit.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve synojnë të votojnë Aktin e Sigurimit të Kufirit në po të njëjtën ditë, më 11 maj. Ky projektligj prej 213 faqesh ringjall një sërë politikash të ish-presidentit Trump, si ndërtimi i barrierave përgjatë qindra kilometrave të kufirit me Meksikën.

Ky projektligj, që synon edhe shkurtimin e një programi që u jep emigrantëve mundësinë që të qëndrojnë në SHBA, do të ndikonte edhe te refugjatët ukrainas. Por, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Biden do ta përdorë veton ndaj këtij projektligji.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat