17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguria e punonjësve, bizneset në Shqipëri vijojnë të neglizhojnë

Siguria e punonjësve, bizneset në Shqipëri vijojnë të neglizhojnë

Bizneset në vend vijojnë të neglizhojnë masat e përcaktuara në ligj që duhen ndërmarrë për të garantuar sigurinë e punonjësve të tyre.

Referuar të dhënave të Inspektoratit të Punës për vitin që lamë pas pas, përsa i përket çështjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë në të gjitha llojet e aktiviteteve ka një rritje të numrit të subjekteve me Këshilla Sigurie dhe Shëndeti në Punë, Dokument Vlerësimi Risku, mjek ndërmarrje, pajisje me mjete mbrojtëse kolektive dhe individuale, koordinator sigurie dhe shëndeti në punë etj, por përsëri hasen problematika në zbatimin e kërkesave ligjore në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë.

LEXO EDHE: Aksidentet në punë/ 32 persona humbën jetën në 2022, sektori me rrezik ‘delivery’

Konkretisht, problematikat që janë vënë re janë: mospërdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale, gjë që tregon moszbatimin korrekt të detyrave që ka personi përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë në subjekt edhe pse ekziston;  mungesa e informimit të punëmarrësve; mosfunksionimi real i Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (KSSHP) në të shumtën e rasteve; Mungesa e sinjalistikës së duhur në vendet e punës për procese specifike; Moszbatimi me korrektësi i Dokumentit të Vlerësimit të Riskut (DVR).

Konkretisht, nga numri i  total i subjekteve të inspektuara prej rreth 10 mijë,  rezultojnë se vetëm 21% prej tyre kanë koordinator të sigurisë dhe shëndetit në punë; 49 % kanë një mjek ndërmarrjeje; në 62% të subjekteve kryhet kontroll periodik i punonjësve, 68 % e subjekteve plotësojnë kriterin e masave mbrojtëse individuale, 70 % e subjekteve plotësojnë kriterin e masave mbrojtëse kolektive dhe në 71 % të subjekteve eksiton shërbimi i ndihmës së shpejtë.

Subjekte që zbatojnë ligjin e sigurisë në punë

– Subjekte me koordinator për sigurinë dhe shëndetin 21%

– Subjekte me mjek ndërmarrjeje   49%

– Subjekte ku kryhet kontrolli periodik i punëmarrësve 62%

– Subjekte me masave mbrojtëse individuale      68%

– Subjekte me masave mbrojtëse kolektive        70%

– Subjekte ku ekziston Shërbimit të Ndihmës së Parë (NP)    71%

– Subjekte me Dokumentit të Vlerësimit të Riskut       57%

– Subjekte me Këshill Sigurie dhe Shëndeti në Punë     20%. /SCAN

LEXO EDHE: Aksidentet në punë/ 32 persona humbën jetën në 2022, sektori me rrezik ‘delivery’

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat