Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të konsiderueshme duke u dobësuar sërish në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë mëngjes me 101.7 lekë dhe është shitur me 102.7 lekë.
Ndërkaq monedha europiane vijon dobësimin e saj edhe këtë të enjte pasi ka humbur pikë krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë me 111.7 lekë dhe duke u shitur me 112.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës pasi krahasuar me ditën e mërkurë është blerë mëngjesin e sotëm me 126 lekë dhe është shitur me 127.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane është valuta e vetme që nuk ka pësuar ulje të vlerës përkundrazi është forcuar nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të enjte me 113 lekë dhe është shitur me 114 lekë.