12 persona vdiqën nga i nxehti përvëlues në Indi dhe shumë të tjerë u shtruan në spital. Qytetarët ishin pjesëmarrës në ndarjen e çmimeve Navi Mumbai.
Veprimtaria e sponsorizuar nga qeveria për nder të aktivistit të shquar social u mbajt në një fushë të hapur nën diellin flakërues dhe zgjati për disa orë, raporton BBC.
Në ceremoni ishin disa mijëra njerëz dhe shumë prej tyre u ankuan për dehidratim. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se njerëzit ishin ulur direkt nën diell, pa çati apo asnjë lloj strehimi.
Ekspertët shëndetësorë këshillojnë shmangien e diellit gjatë vapës përvëluese nga ora 11:00 deri në orën 16:00, veçanërisht gjatë muajit prill, i cili konsiderohet si një nga muajt më të nxehtë në Indi.
Zyrtarët thanë për mediat se gjatë ditës u dhanë pije freskuese në vendin e ceremonisë dhe u ngritën kabina për të ofruar ndihmë mjekësore, por partitë opozitare theksojnë se ngjarja ishte e organizuar keq dhe nuk duhej të mbahej në atë periudhë të vitit.