11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreCikloni Ilsa godet Australinë, era arrin deri në shpejtësinë 288 km/h

Cikloni Ilsa godet Australinë, era arrin deri në shpejtësinë 288 km/h

Cikloni tropikal Ilsa me erëra rekord deri në 288 km/orë ka goditur sot disa zona në Australinë Perëndimore.

Sipas mediave të huaja, deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Kjo stuhi parashikohet të jetë më e forta që ka goditur rajonin në pothuajse 10 vjet.

Pronarët e një karburanti dhe parku karvanesh në Pardoo thanë në një postim në rrjetet sociale se biznesi i tyre ishte dëmtuar rëndë.

Ky është një rekord për Australinë, ku shpejtësia më e lartë e erës e regjistruar ndonjëherë ishte 194 kilometra në orë gjatë kalimit të Ciklonit George në vitin 2007. Shërbimet e urgjencës mbajtën një alarm të kuq në zonat nëpër të cilat ka gjasa të kalojë cikloni.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat