Sizmografi i agjencisë hapësinore amerikane (NASA) zbuloi tre tërmetet më të mëdhenj që kanë goditur planetin Mars deri më tani, njëri prej të cilëve zgjati një orë e gjysmë.
“Dy tërmetet e para kishin një magnitudë 4.1 dhe 4.2, ndërsa i treti, i cili ndodhi më 18 shtator ishte 4.2 Rihter dhe zgjati pothuajse 90 minuta, duke e bërë atë edhe tërmetin më të largët të zbuluar ndonjëherë”, tha NASA.
Rekordi i mëparshëm u mbajt nga një tërmet marsian prej 3.7 ballësh në vitin 2019.
InSight (Eksplorimi i Brendshëm duke përdorur Hetimet Sizmike, Gjeodezinë dhe Transportin e Nxehtësisë) mbërriti pranë ekuatorit të Marsit në Nëntor 2018 dhe që atëherë ka studiuar brendësinë e planetit fqinj me instrumentet e tij, përfshirë një sizmograf.
Shkencëtarët përdorin valët sizmike ndërsa udhëtojnë nëpër koren, mantelin dhe bërthamën e planetit për të mësuar më shumë rreth brendësisë së Marsit.
Lexo edhe: 2 vjet nga tërmeti, Top News: SIGAL UNIQA siguron pronën, dëmshpërblime të plota